E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Elhaida Danit sjell Kocanten ne Shqiperi

Kantautori i njohur italian, Riccardo Cocciante, një figurë e dashur tashmë për shqiptarët, si mentori i Elhaida Danit ka mbërritur ne mesdite në Tirane, ne viziten e tij te pare ne Shqiperi. Pas triumfit të Elhaidës në edicionin e parë të spektaklit “Voice of Italy” , autori i hitit ‘Margerita’ ka ardhur në Tiranë pas ftesës së ministrit të Kulturës, Visar Zhiti, nën kujdesin e Kryeministrit Sali Berisha. Cocciante, i cili e udhëhoqi me përkushtim 19-vjecaren shkodrane drejt fitores, tha se me zërin e saj potent Elhaida arriti të mposhte çdo lloj paragjykimi kombësie apo gjuhe.
“ Hera e parë që vij në Shqipëri, për një ngjarje kaq të shënuar artikstike. Gjithnjë kam menduar se arti nuk duhet të ketë kufij dhe italianët u treguan të hapur për të përzgjedhur fituese një këngëtare që nuk ishte italiane. Të jesh një këngëtar i mirë, duhet të kesh teknikë dhe ta përdorësh mirë dhuntinë dhe mendimin. Elhaida i ka të gjithë këto cilësi.
Vajza që ka bërë të ndihen krenarë miliona shqiptarë dhe ka bërë për vete shumë italianë, fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Italy”, pritet të mbërrijë gajtë ditës së sotme. Ditën e shtunë në mjediset e Presidencës Kantautori Italian do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqiperisë. Kalendari i vizitës së Elhaida Danit dhe Riccardo Cocciantes parashikon edhe një takim me Kryeministrin Sali Berisha.
Talenti i Elhaida Danit u zbulua ne superspektaklin Star Academy ne Tv Klan, ku ajo 4 vjet me pare fitoi cmimin e pare. Per dy vjet me radhe ajo ishte pjese e te Dieles Shqiptare dhe gjate kesaj kohe ka fituar disa cmime te tjera edhe jashte Shqiperise.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›