Divorcohet cifti Putin

Presidenti rus dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar në një intervistë për televizionin publik rus, fundin e lidhjes së tyre 30 vjeçare. Presidenti Putin është shprehur se puna dhe jeta e tij janë publike. Dhe me një fjali të shkurtër dhe të prerë ai ka sqaruar se ishte një vendim i përbashkët.
Ndërsa nga ana tjetër bashkëshortja e tij Ludmilla ka shtuar se martesa ka përfunduar sepse ata nuk shiheshin më pasi Putin është shumë i zënë me punën e tij. Ndërsa fëmijët, dy vajza, tashmë janë të rritura dhe kanë jetën e tyre.
Që nga viti 2008 ka pasur zëra për një marrëdhënie jashtë martesore të presidentit rus me një gjimnaste, kampione olimpike.
Kishte gjithashtu shumë kohë që çifti presidencial nuk dilte më në publik.
Hera e fundit ishte në vitin 2012 ku Putin mori sërish postin e tij si president i vendit.