E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Gramozit, e fundit Vllaznine

Gramozi i Ersekes fitoi ne fushen e tij, ndaj Teutes, duke u larguar nga vendi i fundit, ku ndodhej prej dy javeve te fundit. Kjo levizje ka bere qe Vllaznia, e cila ka gjithashtu edhe nje ndeshje me pak, te mbetet ne vend te fundit. Skuadra shkodrane do te udhetoje sot drejt Korces, ku do te ndeshet me vendasit e Skenderbeut. Vetem fitorja e mundshme me Skenderbeun do te shmange shkodranet, nga vendi i fundit i klasifikimit. Kur mbetet edhe nje jave nga perfundimi i fazes se pare, pozitat e nen-kampioneve te edicionit te fundit jane te veshtira, aq sa trajneri Edmond Luci eshte pergatitur per nje fitore te nxjerre ekipin sa me shpejt nga kriza. Nje rezultat tjeter negativ pritet qe te shoqerohet me masa, ndaj ekipit dhe stafit drejtues te shkodraneve, qe kane pasur nje nder startet me te dobeta ne historine e tyre, te futbollit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›