Elbasani fiton ndaj Partizanit dhe ndjek Bylisin ne krye te kampionatit
Dy ekipet kryesuese dhe pretendente per t'u ngjitur mes me te mirave te Kategorise Superiore, Elbasani dhe Bylisi fituan edhe ndeshjen e djeshme, duke ruajtur kryesimin e kampionatit te Kategorise se Pare. Ndeshja me e rendesishme e Kategorise se Pare, mes Elbasanit dhe Partizanit dhuroi emocione te vecanta per te pranishmit ne stadium. Ne perballjen e djeshme, ne "Ruzhdi Bizhuta", te kuqte mbeten per disa kohe me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq nga fusha e blerte, e kapitenit Luan Pinari. Partizani nuk mundi dot qe ne fund te ndeshjes te merrte qofte edhe nje pike. Me kete fitore Elbasani ndjek kryesuesen e kampionatit, Bylisin, qe fitoi gjithashtu ne nje ndeshje tjeter te veshtire, jashte fushes. Me fitoren qe shenuan ne Cerrik, ballshiotet kane hedhur nje hap te madh drejt synimit final, per t'u ngjitur serish, mes me te mirave. Bylisi i Ballshit mori kreun e klasifikimit vetem nje jave me pare, por ka qene qe prej fillimit te kampionatit, ne krye dhe ka pasur nje ecuri stabel, cka verteton se kur fazes se pare po i vjen fundi, ekipi ballshiot eshte rreshtuar mes kandidateve kryesore, per t'u ngjitur ne Superiore. Ne ndeshjet e tjera bie ne sy fitorja e Lushnjes, e cila vazhdon te mos i shkeputet ekipeve qe ndodhen ne krye te klasifikimit. Tre ekipet qe rane ne nje edicion me pare jane rreshtuar mes ekipeve pretendente per t'u rikthyer serish ne listen e me te mirave. Por edhe ekipi legjendar i Partizanit, duket se do te vazhdoje qe te ruaje pretendimet per realizmin e synimit final. Kryeqytetasit qe drejtohen aktualisht nga trajneri Skerdi Bejzade jane shprehur se per te realizuar objektivin duhet qe te shmanget humbja jashte fushes. Partizani nuk e ka siguruar ende fitoren e pare, jashte fushes se tij.
Kategoria e Pare, Java e 10-te
Dje
Kamza-Bilishti 1-0
Lushnja-Gramshi 3-0
Elbasani-Partizani 3-2
Memaliaj - Burreli 0-0
Beselidhja - Luftetari 3-1
Ada-Sopoti 5-1
Turbina - Bylis 0-1
Sot
Pogradeci - Skrapari
Bylis 24
Elbasani 23
Lushnja 19
Pogradeci 15
Luftetari 15
Ada 15
Kamza 15
Partizani 14
Beselidhja 12
Burreli 11
Bilisht S. 10
Turbina 10
Gramshi 10
Sopoti 10
Skrapari 9
Memaliaj 7
Kategoria e Pare, Java e 10-te
Dje
Kamza-Bilishti 1-0
Lushnja-Gramshi 3-0
Elbasani-Partizani 3-2
Memaliaj - Burreli 0-0
Beselidhja - Luftetari 3-1
Ada-Sopoti 5-1
Turbina - Bylis 0-1
Sot
Pogradeci - Skrapari
Bylis 24
Elbasani 23
Lushnja 19
Pogradeci 15
Luftetari 15
Ada 15
Kamza 15
Partizani 14
Beselidhja 12
Burreli 11
Bilisht S. 10
Turbina 10
Gramshi 10
Sopoti 10
Skrapari 9
Memaliaj 7