E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e Morsit, reagimet e para të liderëve të botës

Liderët ndërkombëtarë kanë reaguar ndaj njoftimit se Mohamed Morsi i Vëllazërisë Myslimane ka fituar zgjedhjet presidenciale të Egjiptit.

Izraeli tha se e vlerëson procesin demokratik në Egjipt dhe respekton rezultatin e tij.

Zyra e kryeministrit Benjamin Natanjahu në një deklaratë tha se Izraeli pret që të vazhdojë bashkëpunimi me administratën e Egjiptit në bazë të marrëveshjes së paqes të arritur mes dy vendeve.

Sekretari i Jashtëmn britanik Uilliam Hejg e uroi Morsin për fitoren e tij, duke e quajtur një moment historik për Egjipitin dhe i bëri thirrje presidentit të zgjedhur që të ndërtojë ura me shoqërinë e Egjiptit dhe të respektojë të drejtat e njeriut.

Ministria e Jashtme e Iranit i uroi egjiptianët për fitoren e kandidatit islamik dhe tha se vendi gjendet në fazën finale të zgjimit islamik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›