E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, në Asamblenë Parlamentare të KiE

Kryeministri Sali Berisha merr pjese sot në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që zhvillohet në Pallatin e Europës, në Strasburg.

Lajmi behet me dije nga kryeministria, e cila sqaron se kjo vizitë bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Sipas saj, kryeministri do ti drejtohet Asamblesë me një fjalë, në të cilën do të flasë për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.

“Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll (Turqi), ku do të marrë pjesë të martën, më datë 26 qershor, në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në të cilën Shqipëria aderon”- thuhet ne njoftimin e kryeministrise.

Iniciativa e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është themeluar në vitin 1992 dhe përfshin 11 vende anëtare: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve anëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›