E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Kombëtar i Punës, Ksera: Rritje pagës minimale

Spiro Ksera

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Punës ka nisur diskutimet për rritjen minimale të pagës, që pritet të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti.

Në nisje të mbledhjes, ministri i Punës, Spiro Ksera ka bërë me dije se rritja e saj zyrtarizohet në korrik në vlerën e 210 mijë lekësh, sipas tij e krahasueshme me atë të vendeve të tjera. Duke numëruar shumën e pagës minimale në vendet e tjera,  Ksera ka deklaruar se vendi ynë do të ketë edhe të tjera rritje për ta balancuar këtë pagë me vendet e rajonit.

Në fjalën e tij, Gëzim Kalaja e ka vlerësuar këtë rritje të bërë në kohë krize, rritje që sipas është në përputhje me marrëveshjen mes KM, punëdhënësve e punëmarrësve .

Kundër përcaktimit për rritje të pagës minimale është shprehur kreu i konfederatës, Kol Nikolla. Nuk kemi rritje të pagës minimale por thjesht indeksim dhe kjo duhet saktësuar- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›