Fitorja e PDK-së, e domosdoshme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, është shprehur i bindur se PDK-ja do të fitojë në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Ai ka thënë se fitorja e PDK-së në këto zgjedhje është e domosdoshme.
“PDK-ja domosdoshmërisht duhet ta udhëheqë shumicën e komunave dhe Kosovën në përgjithësi”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se LDK-ja, Vetëvendosja! dhe AAK-ja nuk janë të qëndrueshme për t’i udhëhequr komunat.
“Aktualisht në Kosovë nuk shoh ndonjë formacion politik më të qëndrueshëm sesa PDK-ja”, ka thënë ai për gazetën Epoka e re.
Mustafa ka thënë se është i gatshëm të rikandidojë për kryetar të Gjilanit dhe të dalë fitues. “Nëse është interes i PDK-së dhe i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, natyrisht se nuk do t’i iku përgjegjësisë”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/