E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshen vëllezërit, njëri plagoset në gjoks

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Drenas.

Burimet e Indeksonline brenda policisë tregojnë se, në këtë rast kanë qenë të përfshirë disa vëllezër mes vete, të cilët pas fjalosjes kanë përdorur edhe armët e zjarrit.

Njëri prej tyre është plagosur në gjoks, por gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet përkitazi me ngjarjen.

Motivi i rastit ende nuk është zbuluar./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›