E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Mujës dhe drejtorëve të tij

 Në Gjykatën Themelore në Prizren, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Seanca gjyqësore fillon në orën 10:00.

Kryetari Ramadan Muja dhe pesë drejtorët e e tij, dje janë deklaruar të pafajshëm. Muja ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm. “Jam i pafajshëm”, tha Muja. Të pafajshëm kanë deklaruar edhe drejtoret e tjerë.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se klienti i tij, të ketë kryer vepër penale. Sipas tij, në ekzekutimin e vendimeve të Mujës, mund të ketë pasur lëshime procuderale, por ato lëshime nuk janë bërë për përfitime personale, njoftojnë medie.

Avokatja tjetër e Mujës, Bahrie Besimi, ka thënë se ky proces është politik që është bërë nga ata që dëshirojnë të vijnë në pushtet. Procesi gjyqësorë ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, do të vazhdojë edhe nesër.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›