E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fitorja e Ukrainës në ishullin e gjarpërinjve, Zelensky: E rëndësishme! Rusia: Tërheqja jonë, gjest i vullnetit të mirë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka përshëndetur fitoren ndaj forcave ruse që pushtuan ishullin Snake, një ishull strategjik i Detit të Zi në brigjet jugore pranë qytetit të Odesa, si mjaft të rëndësishme.

“Ishulli Zmiinyi është një pikë strategjike dhe ndryshon ndjeshëm situatën në Detin e Zi. Nuk garanton ende siguri, nuk garanton ende se armiku nuk do të kthehet. Por tashmë ajo kufizon ndjeshëm veprimet e pushtuesve. Hap pas hapi do t’i dëbojmë nga deti, toka dhe qielli ynë”, tha Zelensky.

Rusia, sipas The Guardian, e portretizoi tërheqjen nga ishulli i gjarpërinjve nga qyteti port i Odesës si një “gjest vullneti të mirë”. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se kishte përfunduar detyrat e saj të caktuara dhe po tërhiqej taktikisht për të lejuar eksportet e grurit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

 “Për të organizuar korridoret humanitare të grurit si pjesë e zbatimit të marrëveshjeve të përbashkëta të arritura me pjesëmarrjen e OKB-së, Federata Ruse vendosi të largohet nga pozicionet e saj në ishullin Zmiinyi,” tha ministria.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›