E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kriza klimatike, Gjykata e Lartë vendos kundër EPA, i jep ‘goditjen’ qeverisë Biden

Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur më 30 qershor kundër agjencisë EPA duke i dhënë ‘një goditje’ qeverisë për kufizimin e emetimeve të dëmshme. Gjykata e Lartë ka mbështetur shtetet e udhëhequra nga republikanët për të penguar aftësinë e qeverisë për trajtimin e krizës klimatike, ngrohjen katastrofike globale. Sipas vendimit të djeshëm, raporton The Guardians, Gjykata e lartë e SHBA ka mbështetur çështjen e ngritur nga Virxhinia Perëndimore që kërkon Mbrojtjen e Mjedisit.

Plani i Energjisë së Pastër ishte një strategji e qeverisjes Obama për uljen e emetimeve nga termocentralet me qymyr, por që kurrë nuk hyri në fuqi. Administrata e Biden kërkoi që rasti të pushohej si i pabazë duke qenë se plani u hoq dhe nuk ishte ringjallur.

Gjykata supreme ka mbajtur anën e Virxhinias Perëndimore, i cili argumentoi se “burokratët e pazgjedhur” në EPA nuk duhet të lejohen të riformojnë ekonominë e saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›