Fitorja e koalicionit ne Trebinje deshmi e suksesit te qeverise

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto
Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto nuk e quan te papritur rezultatin pozivit koalicionit PD-LSI ne komunen Trebinje te Pogradecit atje ku kandidati i propozuar nga mazhoranca fitoi me epersi te ndjeshme zgjedhjet e parakohshme per pushtetin vendor. Mendoj se rasti i Trebinjes ishte nje shembull shume i qarte qe deshmoi se kur krijohen energjite e caktuara qe kur realizohet nje koalicion i bazuar ne objektiva te perbashketa dhe kur behet perzgjedhja e duhur e kandidaturave rezultatet jane shume pozitive u shpreh Haxhinasto. Ai e quajti fitoren ne Trebinje si nje model korrekt qe duhet te ndjeke PD dhe LSI per te arritur sukses domethenes ne zgjedhjet e 8 majit 2010-te. Une jam i bindur se ky model qe u perdor ne Trebinje do te jete nje model nje formule e suksesit ne nje shkalle shume te gjere kombetare edhe per zgjedhjet e ardhshme te majit 2011 dekaroi kryediplomati shqiptar i cili njeherazi ushtron edhe funksionin e nenkryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim. Duke u fokusuar te proceset e integrimit Haxhinasto kujton se heqja e vizave eshte tashem nje realitet i prekshem. Ne kemi garantuar partneret tane europiane se Shqiperia i ka arritur te gjithe standarded e nevojshme per te realizuar liberalizimin. Kjo gje eshte konfirmuar prej vete atyre ne raportet e ndryshme te eksperteve dhe mendoj se duhet te jemi te bindur ne keto momente se vendimi per liberalizimin e vizave per shqiptaret ne nentor do te jete i garantuar tha Haxhinasto.
...