Opozita po rrezikon tryezen politika ska kohe per te humbur

Reformat zgjedhore flet politikani Sabri Godo
Atehere kur nderkombetaret kerkojne me ngulm berjen e reformes dhe fillimin e pergatitjeve per zgjedhjet vendore te 8 Majit 2011-te mungesa e opozites ne tryezen e partive rrezikon standardet e ketij procesi. I ketij mendimi eshte politikani Sabri Godo i cili deklaron se sjellja e opozites rrezikon realizimin e reformes elektorale dhe njeherazi plotesimin e standardeve te OSBE/ODIHR-it. Ai thote se paleve u mungon vullneti i duhur per te ndryshuar kodin sipas te gjitha rekomandimeve te bera nga OSBE-OHDIR. Nese do te shkojme ne zgjedhje me kete kod sipas Godos jo vetem qe nuk do realizojme zgjedhje demokratike por sdo te kemi as qeverisje te mire dhe as stabilitet politik. Jane te tera shenja qe tregojne se kjo tryeze nuk do te funksionoje. Tryeza zgjedhore u be per ti treguar perfaqesive te huaja qe po ne i kemi ndjekur keshillat tuaja. eshte e domosdoshme qe kodit zgjedhor ti behen amendimet e kerkuara nga OSBE-ODIHR. Edhe partite politike jane ankuar per kete ligj pra ka nevoje te nderhyet ne kete ligj ky ligj do ndreqje. Duhet te ndihmohet vendi te kaloje kete faze te dhimbshme 20 vje275are per sa kohe do ecim keshtu me zgjedhjet ne do te jemi nje vend pa stabilitet politik u shpreh Godo. Sipas tij krahas gatishmerise se treguar nga mazhoranca duhet te ndergjegjesohet opozita se reforma zgjedhore nuk eshte nje teke personale e nje force politike por e te gjithe faktoreve ne vend. Ne kete sens ai thekson gjithashtu se zgjedhjet e 8 majit 2011 duhet te tregojne se Shqiperia eshte ne rrugen e drejte te integrimit ne BE.
...