E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili Vangjel Tavo refuzoi diktatin e Rames erdhi te socialistet e vertete

01-11-2010 / Gazeta 55

Levizja Socialiste per Integrim ka mirepritur anetaresimin e ish depuitetit socialist Vangjel Tavo si perfaqesuesi me i ri i forces se dyte politike ne mazhorance. Nenkryetari i LSI Petrit Vasili ka deklaruar sot se Tavo u be pjese e grupit kuvendor te Levizjes Socialiste per Integrim per te mbetur socialist pasi sic u shpreh ai aty mbeten socialistet e vertete. Ne kete llogjike Vasili thote se ardhja e Vangjel Tavos eshte mese normale. E per ta mbrojtur kete ide ai ben nje krahasim mes klimes politike ne LSI dhe asaj ne Partine Socialiste. Meta mban nje ambjent te shendetshem dhe eshte ne zgjedhjen e secilit te behet pjese e ketij mjedisi qe akomodon socialiste dhe njerez me integritet. Po eshte logjike si nje largim qe integriteti te mos cenohet dhe mos demtohet u shpreh Vasili. Afrimin e deputetit socialist ne gjirin e Levizjes Socialiste per Integrim numri dy i kesaj partie preferon ta quaje gjithashtu prove te integritetit politik e moral te deputetit te qarkut te Gjirokastres. eshte pozitive eshte nje akt e prove e integritetit politik e moral te Zotit Tavo. Ai ka kontribuar 20 vite prane se majtes dhe ska dashur asnjehere te mbaje detyre ne funksione te larta. Ne LSI Tavo gjen miq e bashkepunetore e bashkeluftetare sic eshte dhe Meta. Prandaj dhe ardhja eshte logjike deklaroi zyrtari i larte i Levizjes Socialiste per Integrim. Nje dite me pare vete deputeti socialist konfirmoi zyrtarisht afrimin prane grupit parlamentar te LSI-se duke bere pergjegjes per largimin e tij nga Partia qe i sherbeu per 4 legjislatura kryetarin aktual te saj Edi Ramen. Tavo e akuzoi akuzoi Ramen se e drejton partine me te madhe opozitare sipas interesave te ngushta personale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›