E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fitorja e rebelëve i jep fund burgut “Saydnaya”, simboli i tmerrit të regjimit të Asadit

Burgu famëkeq Saydnaya, ishte një nga simbolet e tiranisë dhe torturave të regjimit të Basha al-Asad. Me rrëzimin e Asad, rebelët sirianë njoftuan “fundin e epokës së tiranisë në burgun e Saydnaya”, i njohur për abuzimet më të rënda gjatë regjimit.

Sipas raporteve ndërkombëtare mbi 30,000 njerëz janë vrarë ose kanë vdekur nga torturat dhe uria në këtë burg që nga vitet 2011 deri në 2018, ndërsa të paktën 500 të burgosur u ekzekutuan midis 2018 dhe 2021.

Amnesty International e kishte përshkruar këtë burg si një “thertore njerëzore” në 2017, duke akuzuar regjimin e Asadit për organizimin e ekzekutimeve.  Qeveria në atë kohë hodhi poshtë pretendimet e Amnesty si “të pabaza” dhe “të pa të vërteta”, duke këmbëngulur se të gjitha ekzekutimet në Siri ndiqnin një proces të rregullt.

Me rënien e regjimit të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë drejtuar burgut famëkeq për lirimin e të afërmve të tyre. Madje në burg janë zbuluar edhe tunele nëntokësore, ku izoloheshin të burgosurit në qeli të fshehta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›