Fitorja ndaj Skënderbeut, Besa i afrohet sërish Dinamos me 12 pikë

Besa rivendos distancën prej 12 pikësh nga Dinamo kryesuese, pas suksesit në ndeshjen e prapambetur, kundër Skënderbeut. Sfida e luajtur në Korcë, e vlefshme për javën e 16 të Superligës, por që u shty për shkak të dëborës, ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të kavajasve. Mes shumë problemeve Skënderbeu nuk arrin të imponohet në lojë, ndërsa superioriteti në mesfushë i Besës, kurorëzohet në minutën e 37 me anë të mesfushorit Dritan Babamusta. Edhe pas shënimit të golit janë miqtë që insistojnë më tepër drejt portës korçare, por goli i dytë mbarrin vetëm në pjesën e dytë, në minutën e 72 të takimit.
Daniel Xhafa shënon golin e sigurisë, që i shkakton humbjen e rradhës
Skënderbeut. Korcarët nuk fitojnë prej 14 javësh, e fundit fitore është
ajo 4-1 e javës së 4 të kampionatit kundër Gramozit. Kështu, pas humbjes
së kontestuar me Flamurtarin në Vlorë, verdhezinjtë e Duros kthehen tek
fitorja në transfertë, duke u ngjitur në kuotën e 33 pikëve, që i lejon
të mbajnë 4 pikë larg Tiranën.
Eno Skarço
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 )