E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE miraton rezolutën për Shqipërinë: Hetoni zgjedhjet, opozita në kuvend

(UPDATE) Keshilli i Europes miratoi dokumentin me 10 pika qe i kerkon  politikes shqiptare qe te zhbllokoje ne menyre urgjente krizen politike qe ka bllokuar funksionimin e te gjitha institucioneve demokratike ne Shqiperi. Asambleja Parlamentare e KE-se miratoi pas nje seance me debate rezoluten me 10 pika per Shqiperine, qe ishte pergatitur nga 2 bashkeraportuesit Jako Lakso dhe David Wilshire. Dokumenti i Strazbugut i ben thirje qeverise dhe opozites qe te ushtrojne pergjegjesite e tyre per te vijuar me reformat ne vend. Asambleja Parlamentare e KE-se i kerkon qeverise qe brenda pak diteve te ngreje nje komision parlamentar per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, ndersa po kaq urgjent i behet thirje opozites qe te lere bojkotin e te rikthehet ne parlament per te dhene kontributin per reformat.

• Topalli: KE kërkon opozitën në Parlament
• Rama: Gati të dialogojmë për krizën

Eurodeputetët kanë rrëzuar 6 nga 9 amendamentet e propozuara nga
kryetari i delegacionit shqiptar, deputeti i partise Demokratike Ilir
Rusmajli, i cili bashke me deputetet lajla pernaska kerkuan që situata
në vendin tonë të mos konsiderohet si krizë e ashpër politike. Asambleja
Parlamentare e KE-se ra dakord për zbutjen e disa termave në draft
rezolutë, por rezoi me vote amendamentet qe u mbrojtën nga Ilir Rusmajli

Ne fjalen e tij Rusmajli tha se “Zgjedhjet e 28 qershorit përmbushën
shumicën e standardeve. Nuk pati asnjë provë që të vërtetonte se ka
patur parregullsi në zgjedhje. Opozita refuzon verdiktin e popullit
vetëm sepse nuk ka mandatin qeverisës”, tha perfaqesuesi i maxhorances.  
“Rama refuzon ligjin elektoral edhe pse e ka propozuar. Refuzon
parlamentin, ai refuzon të paraqesë prova në zyrën e prokurorisë edhe
pse thotë se ka shumë të tilla për parregullsi në zgjedhje ai refuzon ti
paraqesë ato. Kërkesa për të ndalur bojkotin po vijnë nga të gjitha
anët, këto thirrje duhen dëgjuar” theksoi Rusmajli.

Nga ana e saj deputetja Pernaska situatën politike në Shqipëri e cilësoi
si të tensionuar, por jo të pakalueshme. “Opozita po i refuzon
institucionet kushtetuese, kemi një situatë të tensionur në Shqipëri,
por nëse e përshkruajmë situatën në mënyrë reale ajo nuk është e
pakalueshme”, theksoi Përnaska

Por dy raportuesit Jako Lakso dhe David Wilshirethane se ka ardhur koha
që disa duar të shtrëgnohen , duke këshilluar nevojën për dialog
politik. “Kriza po i bezdis, po i mërzit njerëzit në Shqipëri. Jemi këtu
për të kërkuar një angazhim më të madh të KE në zgjidhjen e situatës në
Shqipëri. Ka ardhur koha që disa duar të shtrëngohen” theksoi Jako
Lakso. Duke cilësuar se bojkotimi i parlamentit nga ana e opozitës nuk
është demokratik, raportuesit kërkojnë thyerjen e bojkotit dhe rikthimin
e saj ne parlament.  në sallën e legjislativit.

Raportuesi David Wilshire nënvizoi se bojkotimi i parlamentit e ka cuar
vendin në një krizë të rëndë politike duke theksuar se zgjidhja vetme
është dialogu brenda parlamentit.
“Kemi një eksperiencë të gjatë në Shqipëri në kalimin e krizave. Një
komunitet i KiE e vizitoi Shqipërinë në vitin 1997 dhe paraqiti një sërë
rekomandimesh. Rekomandimet që u bënë u morën parasysh dhe krerët
politikë të asaj kohe ishin të gatshëm të nisnin dialogun.” theksoi
Uilshire.

ALSAT

Azhornuar së fundi ( e premte , 29 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›