Kanceri në qafën e mitrës, vaksina në kalenderin e vaksinimit
Perfaqesuesit e ministrise se Shendetsise, premtojne futjen e vaksines se kancerit te qafes se mitres ne kalendarin kombëtar te vaksinimit. Por kjo sipas tyre do te arrihet ne 5 vitet e ardhshme. Deklarata u be nga drejtori i Shëndetit Publik prane ministrise se Shendetesise Gazmend Bejtja gjate emisionit te mëngjesit “Dita fillon ne Alsat”.
“Vaksina është në treg. Ndodhet në depot farmaceutike. është paksa e
shtrenjtë. është në planin tonë që kjo vaksinë të futete në kalendarin e
vaksinimit, pra të mbulohet nga fondet e shtetit. Kjo të bëhet në
rangun e 3-5 vjetëve të ardhshme sepse ka një plan të caktuar për futjen
e vaksinave të reja” tha Bejtja.
Specialistet e shendetesise gjate kësaj jave, e cila eshte quajtur dhe
java evropiane e kancerit te qafes se mitres, ju bejne apel qytetareve
te depistohen ne moshe te hershme nderkohe qe tregojne dhe disa nga
faktoret qe cojne drejt kësaj patologjie.
“Fillimi i jetës seksuale në moshë të re presupozon që të kemi një
prekje më të lartë nga ky virus. Pirja e duhanit, gjithashtu akuzohet si
një shkaktar i këtij kanceri. Gjithashtu stili i jetës, mënyra e të
ushqyerit me shumë yndyrna, kur në fakt duhen ngrënë më shumë fruta dhe
perime” tha Bejtja.
Per fat te keq, vendi yne vazhdon te renditet ne listen e shteteve qe
kane nje numer te larte te rasteve te shfaqura ne vit, 25 raste te reja
per 100 mije femra dhe rreth 140 vdekje ne vit.
Edlira Sulejmani
Azhornuar së fundi ( e enjte , 28 janar 2010 )
< I mëparshmi