E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja në degë, me klane e bërryla

Me ndërskamca, eliminime e shtyrje më bërryla në mes klaneve dhe grupacioneve lokale është përshkuar i gjithë procesi i zgjedhjeve të brendshme në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi.

Këto kanë qenë “mjetet” që janë përdorur nëpër organet lokale të kësaj partie, kryesisht nga grupacionet, të cilat me rrjetin e tyre të fortë s’kanë pushuar as ditën as natë, vetëm e vetëm që t’i eleminojnë personat e padëgjueshëm dhe njerëzit që kanë kredibilitet e “kurriz”, duke tentuar që vetë ta sundojnë degën e partisë.

Madje, jo vetëm kaq, ky proces i brendshëm zgjedhor i partisë në pushtet, i cili pritet të rezultojë me mbajtjen e Kuvendit të Partisë më 26 janar, përveç që është përshkruar me çarje e përplajse të thella në mes rivalëve brendapartiakë, ka shkuar edhe më larg, i cili në disa është përshkuar edhe me grushtime.

Por, pasi në 27 komuna janë matur forcat në mes të kandidatëve për kryetar dege, dhe në qendrat kryesore, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Viti...pritet të përfundojë ky proces zgjedhor deri në fillim të javës që vjen, edhe pse ekzistojnë gjasat që në këto degë problematike, zgjedhja e kryetarit të shtyhet deri pas përfundimit të kongresit të përgjithshëm të partisë, apo edhe të intervenojë lidershipi i partisë, shkruan “Zëri”.

Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, i cili është zëvendëskryeministër në njërën nga dikasteret qeveritare, ka pranuar se ka probleme në degën e Vitisë, e që sipas tij, këto telashe mund të qojnë në zvarritjen e zgjedhjeve të prganeve drejtuese lokale deri pas mbajtjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Partisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›