E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplaset helikopteri në mes të Londrës

Një helikopter u përplas në qendër të Londrës pak orë më parë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë nuk bëhen të ditura detajet e aksidentit dhe as prania e viktimave. Mësohet se në bordin e helikopterit ndodhej vetëm një pilot.

Përplasja ndodhi jo shumë larg stacionit të metrosë dhe hekurudhës së Vauxhall, ndërsa thuhet se janë përfshirë edhe dy makina.

Zona ku ka ndodhur përplasja u shoqërua me një re tymi, ndërsa u bllokua trafiku.

Forcat zjarrfikëse janë në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa avionët kanë ngadalësuar shpejtësitë e fluturimit për shkak të tymit në qiell./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›