Fitorja nuk i buzëqesh as këtë herë Faruk Sejdinit
Kavajë - Besa arriti t’i rrëmbejë një barazim të vyer 1-1 Elbasanit në përballjen e kësaj jave. Miqtë nga Elbasani ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Elandro Pemës në minutën e 25-të. Kur u krijua iluzioni se ky gol i Pemës do të sillte fitoren e parë për trajnerin Faruk Sejdini, është kosovari Liridon Leci që prish çdo plan të elbasanasve.
Në minutën e 65-të ai arrin të barazojë gjithçka, duke i dhënë mundësinë të dyja ekipeve të dalin me pikë nga ky takim. Besa ngjitet në kuotën e 33 pikëve, duke mbajtur vendin e pestë. Ndërsa, Elbasani ka arritur të grumbullojë 26 pikë, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.
Ndeshja Shkumbini-Flamurtari, e zhvilluar në Peqin, është mbyllur në barazim 1-1. Gjyqtari Kridens Meta i anuloi një gol vendasve në fundin e takimit, gjë që solli një irritim tek lojtarët dhe tifozët peqinas. Shkumbini kaloi në avantazh që në minutën e 12-të me anë të Erjon Mustafajt. Franc Veliu do të vendoste barazimin në minutën e 82-të, duke i dhënë shansin vlonjatëve të dalin me pikë nga fusha e Peqinit.
Shkumbini mbetet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e tetë me 26 pikë.