Teuta mposht Partizanin në ekstremin e ndeshjes
Durrës - Partizani nuk arriti do të merrte një rezultat pozitiv në përballjen me Teutën, megjithëse u gjetën dy herë në avantazh. Teuta e drejtuar nga Sulejman Starova arriti të merrte përfundimisht fitoren 3-2 vetëm në minutat shtesë të takimit.
Ngjela kalon i pari në avantazh Partizanin me një supergol në minutën e 36-të. Teuta do të barazonte rezultatin në minutën e 50-të me anë të Emiljano Vilës. Partizani gjendet sërish në avantazh në minutën e 71-të pas golit të Karabecit nga 11-metërshi. Pak minuta më vonë është sërish Vila që barazon, këtë herë edhe ai nga 11-metërshi.
Goditja përfundimtare për skuadrën e drejtuar nga Shpetim Duro do të vinte në minutën e 3-të shtesë, pasi është Viktor Hysa që shënon golin e fitores për durrsakët.
Me këtë fitore Teuta ngjitet në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 6-të. Partizani mbetet në kuotën e 25 pikëve, duke mbetur në vendin e 9-të.