E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani po shqyrton kërkesën amerikane

Teheran -Irani deklaroi sot se do të merrte në konsideratë ftesën amerikane për të marrë pjesë në një takim për Afganistanin dhe theksoi se Teherani ishte i gatshëm të ofronte çdo ndihmë për fqinjin e tij lindor. ''Nëse Amerika, vendet evropiane dhe shtete të tjera kanë nevojë për Iranin, atëherë duhet të na ftojnë'', deklaroi zëdhënësi i qeverisë iraniane, Gholamhossein Elham.

''Ne do ta shqyrtojmë atë me mendimin se jemi të gatshëm të japim çdo ndihmë për Afganistanin'', shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›