Ibrahimoviç meriton Topin e Artë
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka deklaruar se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç meriton të fitojë Topin e Artë.
Edhe pse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen favoritë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në botë, Leonardo mendon se edhe ylli suedez duhet të jetë në konkurrencën e ngushtë.
“Ibra e meriton Topin e Artë, është futbollist i nivelit të lartë, njësoj sikurse Messi te Barcelona ose Ronaldo në Real Madrid”, deklaroi Leonardo për të përditshmen sportive franceze L’Equipe. Ibrahimoviç gjatë verës së këtij viti u transferua në PSG nga Milan.