Fitou: Ti jepet fund pavarësisë së mbikqyrur
PRISHTINE- Ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou ka thënë sot se përfundimisht ka ardhur koha që ti jepet fund pavarësisë së mbikqyrur.
Fitou këto komente i bëri gjatë një intervistë për Radio Dukagjinin, ndërsa shtoi se kosovarët duhet ta marrin në duart e tyre sovranitetin e plotë të vendit.
Në prononcimin e tij për Radio Dukagjinin, Fitou ka qenë më i preri deri më tani për këtë çështje.
Mbikqyrjes së Pavarësisë së Kosovës duhet ti vij fundi, kjo është përgjigjja ime. Është koha e duhur që kosovarët të kenë në duart e veta sovranitetin e plotë të shtetit të tyre. Përfundimisht po. Deshët një përgjigje të shkurt, ja ku e keni. ka thënë Fitou.
Më tej, ambasadori Fitou tha se, Sa më shpejt që i vijë fundi pavarësisë së mbikëqyrur, aq më mirë. Duhet që në mënyrë të menjëhershme kosovarët duhet ti marrin çështjet në duart e veta.
Nëse kjo merr kohë, le të merr kohë, por procesi për ti dhënë fund pavarësisë së mbikqyrur duhet të filloj menjëherë, shtoi ai.