Mamurras, Rama: Më 8 maj votoni pa frikë
MAMURRAS- Kryesocialisti Edi Rama u ndal sot në Mamurras për të prezantuar kandidatin e Aleancës për të ardhmen në këtë Bashki, Dedë Ndreca.
Nga Mamurrasi, Rama përsëriti edhe njëherë mesazhin se zgjedhjet e 8 majit janë politike, ndërsa akuzoi pushtetin se po kërcënon mësuesit, mjekët dhe policët për të dalë në mitingjet e maxhorancës.
Rama i ftoi qytetarët e Mamurrasit që më 8 maj të votojnë pa ngurim dhe pa frikë, Partinë Socialiste dhe Aleancën për të ardhmen
Ai tha se Saliu ka frikë nga vota e shqiptarëve.
Më 8 maj votoni kandidaturat e Aleancës për të ardhmen në këtë zonë, pasi ata vijnë nga rruga e vështirësive të mëdha të jetës, nga famije te zakonshme, e që kanë arritur suksesin me forcat dhe dhuntitë e tyre. Vota për ta është një investim i secilit prej jush, i çdo familjeje, për veten për lagjen për qytetin apo fshatin. Në 8 maj pa ngurim dhe pa asnjë frikë votoni për Partinë Socialite dhe për Aleancën për të ardhmen- përfundoi Rama.