E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitou: Zgjidhjet për veriun rrjedhin nga pakoja Ahtisaari

Ambasadori francez, Jeans-Francois Fitou, gjatë një interviste për “Kohën Ditore”, u ka bërë thirrje palëve që përpara se të propozojnë plane të ndryshme për veriun e Kosovës të lexojnë Pakon e Ahtisaarit.

Sipas tij, ky plan është më i avancuari dhe garanton të gjitha të drejtat e mundshme për komunitetet. Ambasadori ka thënë se nuk duhet dhënë vlerësime për veprimin e Qeverisë së Kosovës, më 25 korrik. Sipas tij, veprimi duhet kuptuar si veprim i një shteti sovran dhe duhet vazhduar përpara. Sipas ambasadorit francez, zhvillimet kanë krijuar mundësinë për një dinamikë të re në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, Fitou tha se situata ka ndryshuar jo vetëm në veri, por ka ndryshuar në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkësisë ndërkombëtare.

"Para korrikut ka ekzistuar vetëm një embargo. Pas korrikut kemi embargo të dyfishuar. Ky është një zhvillim i mirë. Kuptohet askush në BE nuk është pro embargove. Por është krijuar një situatë e re. Një situatë me mundësinë që të rifillojnë bisedimet në pozita më të barabarta. Duhet që të shikojmë para dhe jo mbrapa. Duhet të flasim për të ardhmen. Të ardhmen e dy shteteve sovrane" ka theksuar Fitou.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›