E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, edhe kisha drejt falimentimit

Në Greqinë e zhytur në krizën financiare edhe kisha e shquar për pasurinë dhe pavarsinë e saj ekonomike, po shkon drejt falimentimit. Mediat greke bëjnë të ditur se kisha e San Sinod po shkon drejt falimentimit si rezultat i pakësimit të donacioneve për shkak të krizës ekonomike, mosmbledhjes së qerave të marra nga hotelet dhe vendet e punës që janë pronë e kishës dhe si rezultat i mospagesës së borxhit të kredisë të marra nga bankat.

Në deklaratën e bërë nga drejtuesi i Kishës greke, Kryepeshkopi i Athinës ndër të tjera thuhet se “kisha greke gjendet në një krizë të thellë të ardhurash dhe e presin ditët të vështira në fund të vitit”.
 

Ndërsa mitropoliti i zonës Elasona Vasiljos përgjegjës për punët ekonomike të Kishës, bëri të ditur se në lidhje me këtë çështje është përgatitur një program kursimi. Në deklaratën e dhënë për gazetën “To Vima” mitropoli Vasiljos pohoi se në programin e përgatitur janë parashikuar minimizimi i shpenzimeve ditore të kishave, ndërprerja e ndihmave të dhëna për manastiret dhe mitropolive në zonat kufitare, ndalimi i punimeve riparuese, zbritje në rrogat e personalitetit civil dhe shitja e disa pasurive të patundshme të Kishës.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›