Fituan 200 mijë euro duke premtuar punë, arrestohet çifti i bashkëshortëve
Mashtrim me pasoja të rënda është akuza për të cilën ishin shpallur në kërkim një çift bashkëshortësh në qytetin e Fierit. Ata janë arrestuar sot dhe policia bën me dije se kishin mundur të merrnin në total një shumë prej 200 mijë eurosh nëpërmjet mashtrimit.
Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe e shoqja, Migena Kajolli, 27 vjeçe nga Dërmënas i Fierit, kanë mashtruar persona të ndryshëm në qytetin e Fierit duke u premtuar se do i punësonin në kompani të ndryshme private dhe u kanë marrë shuma të konsiderueshme parash prej rreth 200 mijë euro.
Ndaj tyre Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë Arrest me burg për Mashtrimi dhe Mashtrim i kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda.
22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)