E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e pronave, Briseida Shehaj në krye të Task Forcës për Bregdetin

Emri i ish-drejtoreshës së Tatimeve, Briseida Shehaj prej dy vitesh nuk përmendej shpesh në media, pasi kryeministri Edi Rama nuk e kishte emëruar atë në krye të ndonjë institucioni të rëndësishëm, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Në një njoftim të bërë sot nga ALUIZNI, vihet re se Briseida Shehaj është emëruar në kryer të Task-Forcës për Bregdetin, struktura e re e ngritur nga qeveria për të verifikuar të gjitha shkeljet që janë bërë me pronat në vijën bregdetare të Shqipërisë.

Zyrat Vendore të Regjistrimit, të cilat kanë detyrimin për verifikimin përfundimtar të akteve të marrjes së tokës në pronësi të përcjella për regjistrim. Kontrollet do vijojnë së shpejti në Bregdetin e Durrësit dhe atë të Sarandës. Materialet do ti vihen në dispozicion Task Forcës së ngritur nga KM e drejtuar nga zj. Briseida Shehaj, thuhet në deklaratë.

28 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›