Fitues mjeshtri i madh Erald Dervishi

Mjeshtri i Madh shqiptar Erald Dervishi ka dalë fitues i Turneut të Hapur Ndërkombëtar të Shahut që u zhvillua në Durrës.
Dervishi triumfoi duke grumbulluar 7.5 pikë dhe duke marrë shpërblimin prej 1500 eurosh.
Shahisti durrsak mundi në ndeshjen vendimtare maqedonasin Filip Pançevski që zuri vendin e dytë me 7 pikë.
Në këtë turne të hapur ndërkombëtar morën pjesë 15 mjeshtra të mëdhenj nga shumë vende të botës si dhe me dhjetëra shahistë nga treva të ndryshme shqiptare.