E Diel, 1 Nëntor 2026

La Liga Reali i Madridit barazoi 1-1 ne fushen e Espanjolit

Një barazim 1-1 i Realit të qytetin e Barcelonës i dha titullin kampion katalanasve, madje pa luajtur aspak.
Skuadra e Murinjos ndau nga një pikë me Espanjolin, në një ndeshje të ashpër dhe kjo do të thotë se Barça është kampione e Spanjës për herë të 22-të.
Madrilenët u shqetësuan që në fillim kur u dëmtua mbrojtësi Rafael Varan. Zbulimi i vitit 2013 është tani në dyshim për finalen e Kupës ndaj Atletikos së Madridit më 17 maj.
Barazimi 0-0 nuk vazhdoi gjatë dhe vendasit kaluan në epërsi në mesin e pjesës së parë.
Autor goli ishte Stuani pas një aksioni këmbëngulës të Espanjolit.
Në pjesën e dytë, Murinjo u detyrua të hidhte në fushë Kristiano Ronaldon në vend të Kakasë dhe prania e portugezit ndikoi menjëherë.
Reali barazoi në çast falë golit të Gonzalo Higuainit, por nuk mundi të shkonte më shumë se kaq.
Në fund, Espanjoli e mbylli ndeshjen me 10 vetë, pasi Viktor Sançez doli me të kuqe e megjithatë qyteti i Barcelonës pati arsye të festonte.
Espanjoli ndali Realin dhe Barcelona doli kampion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›