E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesi i Oskareve vjen ne DigiGold

Fituesi i disa cmimeve Oskar kete jave do te jepet ne DigiGold. Ate mund ta shihni nepermes eventit Pay Per View duke e porositur nga abonentet qe kane numer IPKO brenda Kosoves. Nga Express me 27 nentor 2010 ne ora 1448

Bazuar ne romanin e shkrimtarit Michael Lewis dhe nen interpretimin e shkelqyer te Sandra Bullock fituese e cmimit Oskar vjen nje histori e mrekullueshme dhe e vertete. Nje adoleshent afro-amerikan me nje te kaluar te hidhur dhe me nje jete te veshtire pranohet ne gjirin e nje familjeje te pasur qe i dha atij mundesine e jetes duke treguar talentin e tij te vertete. Nje histori dhembshurie dhe triumfi qe frymezoi miliona njerez kudo ne bote...

Ky eshte filmi 147The Blind Side148 i cili paraqet nje film qe trajton me guxim mungesen e lirise e cila behet drame mbi pasigurine e nje personazhi 150 i cili talentin e vet e zbulon ne shkollen e futbollit Memphis. Michael Oher nje lojtar sulmues eshte personazh i ketij filmi qe bazohet ne jeten e vertete te ketij personazhi.

Ne fillim Michael nuk ishte ndonje lojtar qe ishte shume i njohur por me vone ai fillon qe te njihet per lojen e tij. Ai fokusohet me shume dhe tregon se eshte shume i mire ne fushe.

Filmi paraqet ne anen tjeter edhe nje grua e cila i ndihmon atij shume per te arritur suksesin qe ka pasi qe Oher vjen nga nje familje me ngjyre e cila eshte e zhytur edhe ne ujera te krimit qe fillojne nga familja e Micheal.

Por ketu paraqitet aktorja Sandra Bulock e cila ben adaptimin e legjendes se futbollit amerikan ne familjen e saj te cilet jane tifoz te medhenj te futbollit.
Filmi 147The Blind Side148 paraqet edhe karaktere te tjera dhe deshiren e madhe te nje gruaje qe te ndihmoj nje djale me ngjyre i cili ka nje sukses te papare ne njerin prej sporteve me te njohur ne SHBA ate te futbollit apo si njihet tek ne sporti i Ragby.

Leigh Anne dhe Sean se pari takohen me Michael duke u kthyer nga nje trajnim ne shkolle te volejbollit perderisa ai vazhdon qe te shkoj naten ne nje rrobalarese ku meson ne te njejtin vend nderkaq gjate dites punon duke pastruar palestren e volejbollit.

Ne fillim Leigh mendon se kemi te bejme me ndonje djale te dhunshem por me vone e kupton se ai nuk eshte i tille. Michael eshte i ndrojtur mirenjohes nderkaq me vone fillon qe ta konsideroi Leish si nenen e tij. Anne nga ana e saj i jep atij frymezim sidomos kur fillon trajtimet per futboll.

Per kete film kane shkruar me qindra kritika ne SHBA. Regjisori eshte lavderuar per realizmin e tij nderkaq pas nuk kane mbetur edhe aktoret.
Eshte njeri prej filmave qe edhe sot konsiderohet frymezim per shume amerikan.

THE BLIND SIDE
Regjisor John Lee Hancock skenari Mr. Hancock bazuar ne librin e Michael Lewis regjisor i fotografise Alar Kivilo montazha Mark Livolsi muzika Carter Burwell dizajner Michael Corenblith producent Gil Netter Andrew A. Kosove and Broderick Johnson distributor Warner Brothers Pictures. Kohezgjatja 2 ore.

Rolet kryesore Sandra Bullock Leigh Anne Tuohy Tim McGraw Sean Tuohy Quinton Aaron Michael Oher Kathy Bates Miss Sue Lily Collins Collins Tuohy Jae Head S J Tuohy dhe Ray McKinnon Coach Cotton.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›