PLUS peruron Qendren Teknologjike ne vigjilje te festes se pavaresise

Tirane 27 nentor NOA - Ne vigjilje te festes kombetare te Pavaresise operatori me i ri celular ne vend PLUS peruron Qendren e saj te pare teknologjike ku eshte instaluar teknologjia me bashkekohore e telekomunikacionit e cila operohet nga nje staf teresisht shqiptar.
Drejtori ekzekutiv i kompanise se katert celulare ne vend PLUS Moni Buchnik duke folur per objektivat e biznesit te PLUS tha se PLUS ka si perparesi absolute ofrimin e cilesise me te larte dhe cmimeve me konkurruese per sherbimet dhe produktet. Duke shfrytezuar keto avantazhe PLUS ofron produkte dhe sherbime unike duke filluar nga paketat me kontrate per bizneset qe plotesojne ne maksimum kerkesat e bizneseve per nje komunikim te plote dhe ne te njejten kohe sigurojne kontrollin mbi kostot dhe fleksibilitetin e duhur per klientet theksoi drejtori Buchnik.
Gjate ceremonise se perurimit te qendres se pare teknologjike Kryetari i Bordit Drejtues Petraq Shomo u shpreh se Nje nga vlerat me te rendesishme te PLUS lidhet me te qenit nje kompani teresisht shqiptare qe per ne perkthehet ne me shume investime me shume vende pune direkte dhe indirekte ri-investim kapitalesh ne Shqiperi dhe mbi te gjitha me shume vlere per biznesin dhe kombin shqiptar tha zoti Shomo.
Ne ceremonine e perurimit te qendres se pare teknologjike te kompanise celulare PLUS merrte pjese edhe kryeministri Sali Berisha.
mit/NOA