Fituesit e çmimeve "Oskar" tani bëhen "të pavdekshëm"
Vetëm një ditë pas ceremonisë së çmimeve “Oskar”, në këtë muze fansat do të kenë mundësi të shohin statujat e dyllit të idhujve të tyre më të dashur. Meryl Streep, Julia Roberts, Denzel Washington, Halle Berry, Nicole Kidman, Morgan Freeman e të tjerë, janë disa prej emrave të cilët do të kenë statujat e tyre në muzeun e “Madame Tussauds” në Hollivud.
Statuja prej dylli e aktorit Dustin Hoffman është ekspozuar në mjediset e këtij muzeu. Në këtë statujë Hoffman paraqitet me personazhin e famshëm Benjamin Bratten, të cilin aktori e ka luajtur tek filmi "The Graduate", një film i vitit 1967. Gjithashtu, pjesë e kësaj parade personalitetesh të kinemasë është edhe aktori më i famshëm i filmave western, Clint Eastwood.
Në këtë përzgjedhje nuk mund të mungonin edhe yjet e regjisurës hollivudiane. Regjisorët Martin Scorsese, Steven Spielberg dhe Alfred Hitchcock janë paraqitur në statuja në momente kur po xhironin filmat e tyre të suksesshëm. Në këtë muze ka vend gjithashtu edhe për yjet e shkuara të kinematografisë botërore, si Audrey Hepburn, Bette Davis, Marlene Dietrich, Charlie Chaplin, James Stewart, Katherine Hepburn dhe Humphrey Bogart.