Fituesja e “Junior Fest”, Viola Gjyzeli interpreton në Festivalin e 62-të të Këngës në RTSH

Këngëtarja Viola Gjyzeli ka qenë e ftuara e veçantë e Festivalit 62 në Radio Televizionin Shqiptar ku interpretoi këngën fituese në “Junior Fest” e titulluar “Bota ime”.
Me të njëjtën këngë Gjyzeli përfaqësoi edhe Shqipërinë në Festivalin Europian të të rinjve 2023, të mbajtur 1 muaj më parë në Francë.
Gjyzeli interpretoi mes 16 këngëtarëve nga po kaq vende, ku arriti të renditej në vendin e 8-të.
Në të 16 vendet konkurruese por edhe shtete të tjera të botës shikuesit votuan për këngët e tyre të preferuara në dy alternativa: Votimi online para spektaklit, ku votimi bazohej në fragmente të provave, dhe votimi online gjatë spektaklit ku shikuesit mund të votonin gjatë 15 minuta pas performancës së fundit.
Gjithashtu, juritë kombëtare dhe votimi online përcaktuan secila 50% të rezultatit, ku Gjyzeli u rendit e 8-ta, midis 16 vendeve pjesëmarrëse.
/rtsh.al/