Fest 62/ Konkurron në Festival me këngën “S’mund t’fitoj pa ty”, Shpat Deda: Bazuar në emocionet që ndjeva

Këngëtari Shpat Deda konkurron në Fest 62 me këngën “S’mund t’fitoj pa ty”. Ai këndoi i pesti në radhë, ndërsa “sekretet” e këngës së tij i ka rrëfyer në “Këndi i Radio Tiranës”. “S’mund t’fitoj pa ty” bazohet në emocionet e vetë Shpatit.
“U mundova të kënaqem, të dhuroj emocion, por nuk e di se sa ja kam arritur. Ka vokale fantastike, këngëtarë shumë të mirë. Kjo është një skenë me traditën më të gjatë dhe në fund fiton ai që është më i mirë. Kënga është bazuar në emocione të mija. Ideja është që asgjë nuk duket si fitore nëse nuk ke atë që duhet të kesh”, tregoi këngëtari
/rtsh.al/