Fest 62/ Performoi i pari, Stivi Ushe tregon emocionet në “Këndi i Radio Tiranës”

Stivi Ushe ishte këngëtari i parë që u ngjit në skenën e Fest 62 për të interpretuar këngën e tij “Askush si ty”. Ai ka rrëfyer në “Këndi i Radio Tiranës” emocionet e përjetuara, ndërsa tha se gjithçka kishte shkuar sipas pritshmërive të tij.
“Performanca shkoi shumë mirë, salla ishte shumë e elektrizuar dhe ishte plot. Kisha emocione, më shumë kur isha duke pritur, pastaj kur del në skenë sikur i harron të gjitha. Këndimi besoj se shkoi mirë. Në sallë janë e gjithë familja ime, shoqëria. Kënga nuk i dedikohet një personi specifik, por mund të jetë edhe një personi që nuk ka ardhur akoma, është një ide”, u shpreh Stivi Ushe.
/rtsh.al/