E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitzgerald Situata ne Mitrovice e permiresuar

Kreu i komandes se forcave te NATO-s ne Napoli admirali Mark Fitzgerald i cili po viziton sot Mitrovicen ka deklaruar se situata ne kete zone eshte permiresuar ndjeshem.

Situata ne Kosove eshte permiresuar per te gjithe njerezit. Permiresimi i situates eshte bere ne fushen e sigurise por edhe ne ate te ekonomise ka pohuar Fitzgerald.

Ushtaraku i larte amerikan ka vleresuar gjithashtu punen e Policise se Kosoves duke paralajmeruar keshtu reduktimin e trupave te KFOR-it.

Admirali Fitzgerald ka drejtuar per me shume se tre vjet operacionet e KFOR-it ne Kosove pas pak ditesh ai do te dale ne pension dhe nga qyteti i Napolit ne Itali do te shkoje ne Florida te SHBA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›