LDK paralajmeron zgjedhje te parakohshme
LDK ka paralajmeruar ne menyre te terthorte mundesine per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut.
Zhvillimet aktuale pas doreheqjes se presidentit Sejdiu mund te cojne vendin ne zgjedhje te parakohshme thuhet ne nje njoftim te zyres se LDK-se.
Subjekti ne fjale kerkon qe zgjedhjet e reja te pergatiten mire ne baze te Kushtetutes dhe te kene konsensusin e te gjitha partive politike te Kosoves.
Ne njoftimin zyrtar thuhet me tej se pervec zgjedhjeve te parakohshme LDK do ti kushtoje vemendje edhe ceshtjeve te brendshme te saj.