E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitzgerald takonSejdiun: KFORmbështet Kosovën

PRISHTINE- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti Admiralin Mark Fitzgerald, komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës me NATO-n, si dhe për zhvillimet në vend, me kete rast Presidenti Sejdiu e informoi Admiralin Fitzgerald për zhvillimet e reja pas mendimit shumë të qartë dhe eksplicit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e vendit tonë.

Ai gjithashtu falënderoi NATO-n për përkrahjen e vazhdueshme që i jep vendit tonë, në ruajtjen e integritetit dhe stabilitetit të vendit, si dhe në trajnimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga ana e tij, Admirali Fitzgerald theksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›