Bosnje, zbulohet varrezë masive në liqenin e Peruçaçit
Rënia e nivelit të ujit për 18 metra në Liqenin e Peruçacit ka krijuar mundësinë për fillimin e kërkimeve për viktimat e luftërave në Bosnjë dhe Kosovë, mbetjet mortore të të cilave dyshohet të jenë në këtë rajon.
Velko Odalloviç, drejtues i Grupit Punues të Serbisë për Personat e Pagjetur, tha se studimet kanë filluar me kërkesën e delegacionit të Prishtinës dhe atij të Bosnjë e Hercegovinës.
Odalloviç deklaroi se gjatë ditës së djeshme janë bërë kërkime në gjatësi prej 8 kilometrash rrugë ujore si dhe në terrenin tokësor.
"Me punën që kanë bërë ekspertët, është gjetur një numër i mbetjeve mortore. Ato tash duhet të vërtetohen nëse janë mbetje mortore të njerëzve. Do të thotë, kur patologët dhe njerëzit që duhet të japin mendimin profesional, e vërtetojnë këtë, të njëjtit do t'i marrin mostrat për ADN dhe do të kryejnë vërtetimin", sqaroi Odalloviç.
Ai tha se gjatë kërkimeve janë gjetur edhe disa pjesë të kamionit frigorifer, në të cilin, vite më parë, janë gjendur mbetje të shqiptarëve të Kosovës.
Sipas tij, kërkimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme dhe, varësisht nga nevojat, edhe më gjatë.
Në rajonin ku po bëhen kërkimet, të pranishme janë edhe delegacionet e grupeve punuese për të pagjeturit nga Kosova, Bosnjë e Hercegovina, si dhe Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur.