Fjala e Kryeministrit Sali Berisha në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian
Në fjalën e mbajtur në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, kryeministri Berisha, ndër të tjera u shpreh:
"Dëshiroj të filloj duke ju falenderuar për nderin e madh që më keni ftuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe për t'ju informuar në lidhje me zhvillimet e deritanishme në Shqipëri dhe perspektivat për të ardhmen.
Përfitoj nga rasti për tju shprehur juve, Zoti Brok, Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Parlamentit Evropian vlerësimin tim të thellë dhe mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që i keni dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për të ndërtuar demokracinë.
Pa angazhimin serioz të Parlamentit Evropian nuk do të ishte i mundur ndërrimi paqësor i pushtetit në vitin 2005.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asosiciimit është për ne shqiptarët një ngjarje historike. Ajo shënon lënien prapa të periudhës së tranzicionit, duke konsoliduar në mënyrë të pakthyeshme rrugën drejt realizimit te ëndrrës shekullore të kombit për rikthimin dhe ribashkimin me familjen e tij evropiane.
Rikthim, sepse shekulli i kaluar i rezervoi kombit tim copëtime te padrejta dhe te pamerituara, pushtime, racizëm dhe spastrime etnike, si dhe diktatura te egra qe e izoluan tërësisht nga Evropa.
Por dua te theksoj se te gjitha këto vuajtje nuk arritën te mposhtin dot kulturën, shpirtin dhe orientimin e tij perëndimor, vlerat e mëdha qe ai ndan me kombet tuaja. Për këto arsye integrimi ne BE është për ne shqiptaret projekti me madhor i shekullit XXI, projekti i te ardhmes evropiane qe meritojmë. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit do të jetë udhërrëfyesi ynë drejt kësaj së ardhmeje.
Ne e shohim kontratën që lidhëm me Bashkimin Europian si vlerësimi me i madh për shndërrimin paqësor te vendit gjate këtyre 14 viteve nga vendi i komunizmit owellian, ateizmit te imponuar, hiperkolektivizmit te plote dhe izolimit me te thelle, ne vendin e pluralizmit politik te konsoliduar, lirisë se besimit fetar dhe tolerancës se shkëlqyer fetare, me një sektor privat ne rritje e zhvillim, i cili kontribuon për me se 80% te prodhimit te brendshëm dhe ku te ardhurat për fryme janë rritur 11 here. Shqiptaret i arritën këto me shumë mund e përpjekje por edhe në sajë të bujarisë dhe solidaritetit te jashtëzakonshëm dhe te gjithanshëm te qeverive, kombeve dhe taksapaguesve te vendeve tuaja. Për këtë, ne jemi shume mirënjohës.
Qeveria shqiptare është e vendosur te beje çdo përpjekje, te ndërmarre çdo reforme ne mënyre qe Marrëveshja e Stabilizim Asoccimit, tërësia e normave, standardeve dhe kritereve te saj, Kërkesat e Partneritetit Europian dhe Kriteret e Kopenhagenit te shndërrohen ne themele solide te demokracisë sonë te bazuar ne tregun e lire, garantimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve dhe minoriteteve, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve dhe funksionimin e institucioneve te pavarura, pavarësinë e mediave, luftën me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë këtyre 9 muajve të parë të qeverisjes ne kemi ndërmarrë një sërë reformash të thella institucionale dhe të gjithanshme, duke përcaktuar si përparësinë me te madhe konsolidimin e shtetit ligjor, si kushtin me vendimtar për suksesin e reformës ne tërësi, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit, luftën me zero tolerance kundër krimit te organizuar, duke respektuar plotësisht liritë dhe te drejtat e individit dhe lirinë e medias, përfundimin e reformës së pronësisë duke nxjerrë vendin nga informaliteti dhe duke hartuar një platformë ligjore e institucionale, të qartë dhe realiste për përfundimin e shpejtë të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave.
Ne këto pak muaj ne mbare vendin është vendosur sundimi i ligjit, respektimi dhe zbatimi i paanshëm i tij. Sukses i madh është arritur gjithashtu në luftën kundër krimit të organizuar. Kështu, edhe ne saje te një bashkëpunimi te shkëlqyer me agjencitë e zbatimit te ligjit te vendeve mike, kemi arritur të shkatërrojmë organizatat kryesore dhe me te rrezikshme te krimit te organizuar. Me qindra anetare të këtyre organizatave, si dhe te gjithe bosët e tyre janë sjellë para drejtesise.
Trafiqet ilegale kanë marrë ne këto pak muaj përgjigjen më të fortë, më të merituar se ndonjëherë më parë. Moratoriumi 3-vjeçar për skafet është një sukses shumë i madh në këtë drejtim.
Shqiperia eshte sot nje nga vendet me te sigurta ne rajon dhe me gjere. Muajin e kaluar qendra per luften kunder krimit te organizuar ne Bukuresht njoftoi se rruga e droges po zhvendoset nga shqiperia. Lehtesimi i levizjes se lire per shqiptaret do te ishte nje inkurajim i madh per ta ne rrugen e integrimit.
Korrupsioni dhe perceptimi ndaj tij ka rënie drastike. Administrata eshte nxjerre teresisht jashte konfliktit te interesit. Shpenzimet operative jane ulur me 40 perqind. Evazioni fiskal dhe kontrabanda kane renie te ndjeshme. Te ardhurat nga doganat dhe tatimet jane rritur 32 perqind. Nderkohe qe sipas KPMG, Shqiperia renditet e para ne bote kete vit per uljen e taksave si perqindje dhe e dyta, per uljen si vlere absolute. Studimet provojnë se perceptimi për korrupsionin e qeverise nga 77% ka rene ne 23% dhe ju siguroj se edhe me poshtë do te bjere.
Në të gjitha këto nisma, roli vendimtar i Kuvendit të Shqipërisë si tempull i ligjvënies shqiptare si dhe bashkëpunimi dhe involvimi i tij në të gjithë procesin e reformës ka qenë tejet i çmuar.
Qeveria ka ndermarre reforma te thella ekonomike me qellim qe te ndeze motoret e rritjes se shpejte ekonomike dhe ta shnderroje Shqiperine ne vend terheqes per investimet e huaja.
U përgjysmuan taksat e biznesit të vogël; taksa e sigurimeve shoqerore u ul 31 perqind, jane hequr taksat per te gjitha makinerite e importuara, u shkurtua koha e regjistrimit nga 42 në 8 ditë, eshte përgjysmuar koston e regjistrimit të biznesit; ulëm me 33 perqind çmimin e energjisë për biznesin. Rezultatet paraprake jane inkurajuese. Ka nje rritje të rendesishme te treguesit te kerkeses. Ritja ekonomike po shkon drejt 6 perqind, niveli i kreditimit në ekonomi pritet te rritet 120 perqind.
Megjithatë une dua te theksoj se Shqiperia perballet me veshtiresi serioze, me nje infrastrukture te papershtatshme. Ne kete kontekst, miratimi nga ana juaj e IPA dhe rritja e saj perben nje ndihme te madhe per ne sikunder do te vleresoja qe projektet e medha evropiane. te infrastrukturës si korridori 8, te shtriheshin edhe ne rajonin tone.
Po përfundojmë regjistrimin e aktiviteteve ekonomikë dhe të punësuarve duke reduktuar në mënyrë drastike informalitetin në ekonomi. Ligji për legalizimet është një fitore e madhe, i cili së bashku me ligjin e ri që pritet të miratohet së shpejti për kompensimin e ish-pronarëve, i jep fund reformës së pronësisë në Shqipëri. Ky ligj i hap rrugën ekonomisë së tregut edhe në fushën e pronës së patundshme, duke i ofruar ekonomisë së vendit një aset shumë të madh financiar.
Rajoni i Ballkanit, me angazhimin e SHBA dhe vendeve te BE-se, është shndërruar nga rajon lufte, konfliktesh te egra qe ishte pak vite me pare, ne rajon bashkëpunimi miqësor dhe integrimi rajonal dhe europian.
Unë vij sot këtu vetëm tre ditë pas vizitës sime në Kosovë. 12 qershori është për popullin e Kosovës gjithashtu një dite e bekuar historike, e lidhur me përpjekjet e tij te mëdha për liri dhe identitet evropian. Gjatë vizitës sime në Kosovë me një kënaqësi të jashtëzakonshme konstatova progresin e admirueshëm që Kosova ka arritur gjatë këtyre viteve për mbylljen e plagëve të rënda të luftës, rindërtimin e vendit, ndërtimin e shtetit ligjor, demokratik, shumetnik ku respektohen të drejtat dhe liritë e individit pavarësisht nga përkatësia etnike dhe besimi fetar. U impresionova shumë nga vendosmëria e mbarë klasës politike, institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, si dhe shoqërisë kosovare në tërësi për zbatimin efektiv të decentralizimit, të bazuar në Kartën Europiane të Autonomisë Lokale e Rajonale dhe gjithë kërkesave të grupit të kontaktit. Por më shumë u impresionova nga vizioni europian dhe vendosmëria e qytetarëve kosovarë për rikthim në familjen europiane dhe në strukturat euroatlantike. Unë besoj se ky vullnet i popullit të Kosovës, i shprehur fuqishëm më shumë se një herë, për pavarësi dhe rikthim ne familjen euro-atlantike duhet respektuar.
Zhvillimet e viteve të fundit në Mal të Zi dëshmuan gjithashtu qartë vendosmërinë e qytetarëve të këtij vendi fqinj dhe mik për integrim në strukturat euroatlantike. Gjej rastin të përshëndes verdiktin e popullit malazez për këtë të ardhme evropiane.
Faktor kryesor, qe ka ndihmuar kombet tona të Ballkanit Perëndimor ne përpjekjet e tyre për te arkivuar te shkuarën e tyre recente ishte pikërisht ëndrra e tyre për integrim, e cila si Feniks mbijetoi luftërat dhe konfliktet, dhe plazmoi me shpejtësi procesin e bashkëpunimit, respektit, miqësisë, besimit dhe shpresës te kombeve tona ndaj njeri-tjetrit. Ne mbetemi të bindur se integrimi i plotë i vendeve tona në BE dhe NATO vazhdon të mbetet instrumenti më i suksesshëm, garantuesi më i madh për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.
Dëshiroj ta mbyll duke kërkuar edhe njëherë mbështetjen tuaj dhe të të gjithë anëtarëve të Parlamentit Evropian për përmbushjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.