Kryeministri Sali Berisha zhvillon një seancë shkëmbimi pikëpamjesh në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian
Sot paradite, Kryeministri Sali Berisha zhvilloi në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Europian një seancë shkëmbimi pikëpamjesh me anëtarët e këtij komisioni.
Në fillim të seancës Kryeministri Berisha mbajti një fjalim para deputetëve të Komisionit, që u pasua nga diskutimi midis tyre për reformat e qeverisë dhe zbatimin në praktikë të MSA-së.
Kryetari i Komisionit Zoti Brok dhe anëtarët e tij përgëzuan qeverinë për nëshkrimin e MSA. Ata vlerësuan arritjet serioze të deritanishme të qeverisë dhe shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e mëtejshëm të tyre. Gjithashtu eurodeputetët shprehën mbështetjen e tyre ndaj Shqipërisë në procesin e zbatimit të detyrimeve dhe standarteve të MSA-së dhe integrimit të Shqipërisë në BE.