Fjala e Presidentit Topi në analizën vjetore të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për sistemin gjyqësor.

8 mars 2010
Të nderuar anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,
I nderuar zoti Ministër,
Të nderuar anëtarë të Gjykatave,
Zonja dhe zotërinj!
Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë që ta drejtoj këtë mbledhje të KLD-së së bashku me ju në epilog të një procesi, i cili ka zgjatur për më shumë se një muaj, ku Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të gjithë anëtarët e tij së bashku me stafet kanë ndjekur nga afër punën e gjykatave, analizat e këtyre gjykatave. Natyrisht gjatë këtij procesi është ndjekur volumi i punës, janë ndjekur problemet, janë trajtuar në mënyrë analitike të gjitha çështjet që kanë angazhuar dhe shqetësuar aktivitetin e këtyre gjykatave. Kanë dalë patjetër arritjet e punës së këtyre gjykatave, kanë dalë edhe problemet. Kanë dalë shqetësimet, kanë dalë nevojat, pra ka qenë një komunikimi nevojshëm, i domosdoshëm që do të lidhë punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë me gjykatat, jo vetëm për të ndjekur punën nga afër, por për të parë dhe mundësinë e rritjes në mënyrë progresive të performancës së gjyqtarëve në shkallë Republike.
Ky takim i sotëm konçidon më një ditë të shënuar, është data 8 mars dhe unë nuk mund të shkëputem nga simbolika e kësaj dite dhe për të shkuar përtej atij urimi tradicional që ne bëjmë të gjithë për grate, duke u uruar festën, por duke uruar në mënyrë specifike të gjitha zonjave, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sistemin e drejtësisë. Gjithmonë në ditë të tilla patjetër që flasim për nevojën e aksesit më të madh të grave në administratë. Besoj nuk do ishte rasti për ta shprehur këtë si shqetësim në sistemin e drejtësisë përkundrazi mund të themi që është një pikë shumë e rëndësishme referimi ku ne mund të krahasohemi ose mund të vendosemi në nivelet më të larta të përfaqësimit të gruas në sistemin e drejtësisë pasi 40% e pushtetit gjyqësor janë gjyqtare gra, kemi rreth 90% zonja, që punojnë në administratën gjyqësore. Ajo që shikon në shkollën e Magjistraturës rreth 80% e aplikantëve janë femra dhe 20% meshkuj. Kjo tregon që është një tendencë, e cila patjetër që duhet të na bëjë krenar për emancipimin e këtij sistemi, por nga ana tjetër duhet të na bëjë patjetër të kujdesshëm që të ruajmë dhe ekuilibrat për të mos dalë në raporte që do t’i konsideronin të padrejta, sepse sistemi i drejtësisë më shumë se çdo sistem tjetër duhet të dijë të ruajë raportet. Përtej këtij moment dhe përtej këtij diskutimi, i cili ka solemnitetin e vet, ajo që është më e rëndësishëm për sistemin e drejtësisë është kualiteti i gjyqtarëve dhe i gjykatave. Sot jemi në një moment kur ne në funksion të kohës jemi shumë afër dekretit të shtatorit 2009, i cili diktoi nevojën e riorganizimit strukturor të gjykatave në shkallë Republike dhe patjetër ndryshimet strukturore sjellin domosdoshmërisht edhe ndryshime të karakterit funksional. Ky dekret erdhi si nevojë e disa ndryshimeve që kanë ndodhur në Shqipëri kryesisht për efekt të lëvizjeve demografike, të cilat vitet e fundit patjetër kanë qenë intensive në drejtim të disa zonave të mëdha urbane dhe patjetër kërkoi një rivlerësim dhe të strukturës dhe numrit të punonjësve nëpër gjykave në shkallë vendi. Disa gjykata e ulin aktivitetin e tyre, disa të tjera në zona të mëdha urbane kryesisht në kryeqytet, kanë një rritje të ndjeshme të numrit të çështjeve, të problematikës. Pra është një moment vërtetë shumë i rëndësishëm për të bërë jo vetëm ndryshimet, por edhe për të bërë ndryshimet në sensin cilësor sa më të mirë të mundshëm duke u dhënë mundësi gjyqtarëve që të kenë një konkurencë të ndershme. Ata që janë më të të aftët për të kaluar një konkurencë transparente në drejtim të gjykatave të apeleve dhe në gjykatat e shkallës së parë dhe ato lëvizjet trasversale, të cilat janë të nevojshme edhe në funksion të punës së gjykatave, por edhe në funksion të problemeve apo halleve individuale që kanë gjyqtarët.
Të nderuar miq,
Sot jemi në një moment shumë të rëndësishëm, i cili pa dashur që të na përfshijë në debatet e natyrës politike, sidomos për gjyqtarët kjo është kategorikisht e ndaluar, sepse çdo ditë e më shumë ata duhet të shkëputen nga debatet politike të ditës dhe duhet të forcojnë patjetër karakterin e tyre dhe integritetin që ka të bëjë me natyrën e gjyqtarit, por do të doja në cilësinë e Kryetarit të KLD-së, në cilësinë e Presidentit të Republikës për të bërë një koment të shkurtër, pa interferuar në debatin politik të ditës në disa çështje mjaft të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Vazhdimisht ne jemi prononcuar. Vazhdimisht kemi qenë pjesë e atij zëri në sintoni të plotë me të gjithë faktorët e tjerë institucionalë dhe ata ndërkombëtarë për nevojën e vazhdimit të reformës në drejtësi. Termi reformë është mjaft i rëndësishëm, por ka një rëndësi substanciale kur bëhet fjalë për drejtësinë. Është diskutuar për çështjet e Konferencës Gjyqësore, është diskutuar për çështjet e Gjykatës Administrative, është diskutuar vazhdimisht edhe për nevojën e profilizimit të Gjykatës së të Miturve, është diskutuar për funksionalitetin mbi bazat e ligjshmërisë të KLD-së. Herë pas here është shprehur edhe shqetësimi që në disa raste janë konsideruar jo paraliza, por pareza në punën e këtij Këshilli për shkak të disa impaseve që janë krijuar për çështjet e ligjshmërisë. Unë do të bëja një apel, nuk është apel i ri, është një apel i përsëritur, për t’i bërë thirrje politikës duke i bërë thirrje legjislativit që të shkojë përtej debatit të ditës. Të shohë më larg, sepse integrimi i vendit, procesi i shumëdëshiruar i lëvizjes së lirë të njerëzve është i varur në mënyrë të veçantë nga reformat dhe sidomos reformat në fushën e drejtësisë. Ndonjëherë trajtimi mekanik përsa i përket numrave është i pakuptueshëm për ata që e supervizojnë procesin e demokracisë në Shqipëri. Ne vazhdimisht jemi të orientuar për ta përmendur numrin e nevojshëm të cilësuar 84, që mund të quhet numri magjik i disa ligjeve shumë të rëndësishme, që realizohen në Parlament, por kjo kërkon patjetër një vullnet – një vullnet, i cili duhet të shprehet. Unë mund t’ju them sot se sistemi i drejtësisë, pavarësisht nga problemet që ka, jam i bindur se kohë pas kohe, realizon progres. Natyrisht ka problem, të cilat duhet të evidentohen. Duhet të pranohet me shumë sinqeritet, duhet të debatohet, duhet të kritikohet dhe mbi këto duhet të dalim mbi një performancë tjetër: duhet patjetër që të shohim që edhe sistemi i drejtësisë është i varur nga disa vullneteve politike. Duhet të kuptojmë që Shqipëria është në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme, është në fazën finale, pra atij absorbimi që do të bëjë familja evropiane për Shqipërinë, por sistemi i drejtësisë mbetet në një moment ngecjeje përderisa disa ligje shumë të rëndësishme i kanë imponuar këtij sistemi që të qëndrojë në pritje. Unë duke respektuar edhe nevojën që Parlamenti të bëjë zgjedhje me praninë e të gjithë anëtarëve të vet, disa procedura, të cilat duhet t’i kisha realizuar prej kohësh, i kam mbajtur, nuk i kam paraqituar, por ju siguroj që Institucioni i Presidentit të Republikës nuk mund të mbesë dipendent i vullneteve politike për çështje të caktuara. Partitë politike kanë të drejtën e plotë për sjelljen e tyre politike, por unë bëj edhe një herë apelin që qëndrimet politike janë vërtetë ekskluzivitet i subjekteve politik, por janë disa ligje të qenësishme, mjaft të rëndësishme për vendin, të cilat domodoshmërisht, për shkak të saj që trajton Kushtetuta duhet patjetër një lloj bashkëpunimi për të dalë nga kjo situatë ku disa struktura të sistemi të drejtësisë patjetër që kanë ngelur kështu. Pa hyrë në çështje specifike, sepse ju patjetër që të gjithë jeni të përditësuar me këtë, është koha që duhet ta kalojmë këtë moment! Duhet ta kalojmë, sepse përtej domosdoshmërisë të mbulimit të këtyre strukturave të sistemit të drejtësisë, janë me mijëra interesa njerëzish, pa u futur në specifika e shqetësimeve të biznesit, të Gjykatave Administrative, por janë shumë gjëra të tjera që lidhen me funksionimin e plotë të strukturave të drejtësisë që kërkon domosdoshmërisht atë numër që unë e shpreha.
Me informacionet që kam, sigurisht që punonjësit e drejtësisë, përtej angazhimit të tyre, përtej detyrimit të tyre për të qenë në funksion korrekt të ushtrimit të ligjit dhe kompetencave të tyre, padyshim që kanë dhe kërkesat e tyre. Unë do të inkurajoja sot këtu nevojën që ne ta fuqizojmë sistemin e drejtësisë jo thjesht mbi bazën e ligjeve, sepse ajo është baza ku duhet të ndërtohet veprimtaria jonë, veprimtari e përbashkët, po patjetër, brenda mundësive që kemi, të rrisim mundësinë që të modernizojmë gjykatat, të optimizojmë kushtet e punës për gjyqtarët, pse jo të vazhdojmë të kërkojmë që pagat e gjyqtarëve duhet të rriten, sepse në këtë mënyrë ne plotësojmë një lloj detyrimi për të kërkuar më shumë. Gjyqtarët ne jemi të ndërgjegjshëm që përballojnë një punë voluminoze, një punë delicate, por nga ana tjetër u është besuar një moment shumë i rëndësishëm - për të dhënë drejtësi. Duhet të bëjmë ç’është e mundur brenda mundësive që ka shteti ynë, por duke pasuar këtë lloj predispozicioni, të gjithë së bashku me faktorin politik legjislativ, me qeverinë të krijojmë kushte të përshtatshme në mënyrë që edhe drejtësia që do t’u kërkohet gjyqtarëve të ketë një zë më të lartë. Unë kam rastin ta rishpreh këtë shqetësim me bindjen që edhe vëmendja e institucioneve të tjera të shtetit është në këtë linjë, sepse nga të gjithë kërkohet drejtësi për pronën, për çështje administrative, për biznesin, pra kërkohet ajo që është në themel të jetës së gjithësecilit.
Në fund të fjalës time do të thoja që institucionet e drejtësisë duhet patjetër që të kenë një trasperencë të plotë me publikun. Ne herë pas here, i kemi zhvilluar mbledhjet e KLD-së në komunikim të drejtpërdrejtë me median, por kjo që bëhet nga KLD-ja duhet të bëhet në mënyra të tjera, sepse është e pamundur që strukturat e drejtësisë të jenë gjithmonë në komunikim të drejtpërdrejtë, por duhet gjetur mundësia që të gjitha strukturat e sistemit të drejtësisë të gjejnë mundësinë të komunikojnë me publikun në mënyrë që këto zyra apo institucione të mos konsiderohen të hermetizuara, të mos konsiderohen psikologjikisht nga publikun që janë larg, por të konsiderohen që janë afër njerëzve, që janë institucione për të dhënë drejtësi për njerëzit.
Edhe një herë dëshiroj t’i uroj punë të mbarë këtij takimi! Pas dëgjimit të zotit Spahiu për problematikën unë do të jem i detyruar të largohem, sepse impenjimet e ditës natyrisht janë të shumta.
Ju falemnderit!