E Diel, 1 Nëntor 2026

Fjala e Zëvendëskryeministrit Pollo në konferencën “Instrumenti i IPA i Bashkimit Europian dhe Bashkëpunimi për Zhvillim i Italisë në Shqipëri”

I nderuar Ambasador D’Elia,

Të nderuar pjesëmarës,

Më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë për pjesëmarrjen sot në këtë aktivitet të organizuar nga Amabasada Italiane dhe Zyra e Kooperacionit Italian për zhvillim, si dhe të falenderoj organizatorët për këtë iniciativë.

Ështe më shumë se sa koincidencë që sot po diskutojmë për një sinkronizim më të mirë të ndihmës nga dy donatorët më të mëdhenj për Shqipërinë në dy dekadat e fundit, Komisioni Europian donatori më i madh multilateral dhe Kooperacioni Italian që është donatori bilateral më i madh.

Ndihma Financiare e Para-Aderimit (IPA) e Bashkimit Europian padyshim përbën një nga instrumentat më të rëndësishëm për Shqipërinë në mbështetje si të  reformave të zhvillimit, ashtu edhe të axhendës së Integrimit Europian.

Ndërkohë, Qeveria Italine ka dhënë një kontribut domethënës për Shqipërinë duke investuar në sektorë prirotarë dhe projekte strategjike, si në Energji, zhvillimin e sektorit privat, Infrastrukturë, Bujqësi, Zhvillimi rural e rajonal, Arsim Shëndetsi, kulturë, bashkëpunim i cili ka nisur që nga viti 1991 dhe kap vlerat e reth 650 milion Euro.

Italia si partner strategjik i Shqipërisë vazhdon të jetë edhe partneri kryesor dhe më i rëndësishëm tregtar në dy dekadat e fundit duke  përbërë mbi 35% të të gjithë volumit të  tregtisë së mallrave më jashtë të Shqipërisë.

Treguesit e vitit 2008 konfirmojnë jo vetëm pozicionin, por demonstrojnë të njëjtën tendencë në rritje të treguesve të eksporteve dhe të importeve të mallrave midis dy vendeve, duke përbërë 62% të totalit të eksporteve dhe me një rritje prej rreth 6% në krahasim me vitin 2007.

Ndërsa importet kanë përbërë 27% të totalit të importeve dhe me një rritje prej 14.6% ne krahasim me vitin 2007. Spektri i produkteve si në eksport dhe import me Italinë është shumë i larmishëm, në lënd të para, produkte gjysëm të gatshme, mallra konsumi masive, makineri dhe paisje të ndryshme për investime duke treguar një integrim dhe ndërthurje mjaft të ngushtë midis dy ekonomive.

Siç edhe e dini Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në rrugën e saj të integrimit Euro-atlantik. Më 1 prill 2009 hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit me BE-në, më 4 prill Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO, dhe më 28 prill Qeveria Shqiptare paraqiti këkesën për marrjen e statusit të vendit kandidat. Këto arritje janë një tregues i rëndësishëm i progresit të bërë nga Shqipëria në disa fusha, dhe njohjes që anëtarët e BE-së dhe NATOs i bënë këtyre arritjeve. Treguesit eknomiko-socialë gjithnjë në përmirësim të Shqipërisë e bëjnë atë vënd shumë atraktiv ndaj investimeve të huaja. Dhe në këtë kuadër ne presim dhe nxisim që projektet e bashkëpunimit me partnerët Italianë si dhe investimeve të huaja direkte nga italia të vijnë në rritje.

Në lidhje me koordinimin e donatorëve, Shqipëria, si një nga vendet nënshkruese të Deklaratës së Parisit mbi Efektivitetin e Ndihmës së Huaj që nga viti 2005, vazhdon të jetë plotësisht e angazhuar në parimet e saj zbatimit efektiv, të rritjes së pronësisë dhe harmonizimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit. Nga ana tjetër një vëmëndje e vecantë u është kushtuar përkthimit të strategjive dhe burimeve financiare në programe operative të prioritizuara dhe të orientuara drejt rezultateve.

Në këndvështrimin e qeverisë shqiptare, Integrimi Europian dhe procesi i Stabilizim Asociimit i ka sjellë rajonit tonë një perspektivë të re bashkëpunimi, zhvillimi politik dhe ekonomik. Jo vetëm që ka rritur vëmendjen e Bashkimit Europian dhe aktorëve të tjerë global mbi Ballkanin, por gjithashtu ka stimuluar incentivat e vendeve tona në thellim të reformave. Për shumë nga ne, ky ishte fillimi i një procesi të gjatë dhe unë besoj thelbësisht se duke e parë nga një këndvështrim rajonal, prospekti i Integrimit Europian ka pasur një vlerë të shtuar harmonizuese në përcaktimin e një emëruesi të përbashkët për zhvillimin e vendeve të përfshira.

Në këtë kuadër vazhdimësia e bashkëpunimit politik dhe ekonomik si dhe mbështjetja e dimensionit rajonal të politikave të zhvillimit është një kusht i domosdoshëm. Rritja e effektvitetit të përdorimit të fondeve të brendshme dhe të huaja si edhe bashkërendimi me politikat prioritare ngelet e rëndësishme.

Duke gjykuar nga raste të ngjashme, ndihma komunitare do të ngelet primare në asistencën për Shqipërinë në vitet në vazhdim. Një vend si Shqipëria ka shumë për të mësuar nga experienca e Italisë në këndvështrimin e asistencës komunitare. Në një të ardhme jo shumë të largët shpresojmë që Shqipëria të bëhet vend përfitues nga të pestë komponentët e IPA, e në një moment të dytë përfituese e drejtëpërdrejtë e fondeve struktururore.

Jemi në kohë për të filluar ngritjen e kapaciteteve, sidomos atyre rajonale e lokale, për këtë, dhe padyshim kemi shumë çfarë mund të mësojmë nga përvoja Italiane. 

Duke ju falenderuar edhe njëherë për ftesën, Ju uroj punime të mbara të këtij aktiviteti.


26/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›