Fjala e Zv/kryeministrit dhe Ministër i Shtetit per Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi ne takimin me perfaqesues te disa OJF-ve shqiptare te perfshira ne hartimin e studimeve dhe projekteve specifi
Fjala e Zv/kryeministrit dhe Ministër i Shtetit per Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi ne takimin me perfaqesues te disa OJF-ve shqiptare te perfshira ne hartimin e studimeve dhe projekteve specifike mbi integrimin e Shqiperise ne BE
Procesi i integimit eshte nje proces qe na takon te gjitheve. Perfshirja e te gjitha kapaciteteve qe ekzistojne ne Shqiperi eshte shume e nevojshme ne procesin e negociatave qe ne jemi duke bere me Bashkimin Europian. Dhe me kete rast me duhet te theksoj rendesine e vecante qe ka perfshirja e mendimit te specializuar dhe mbeshtetjes vizionare te shoqerise civile.Ne strukturen e koordinimit dhe negocimit ne jemi duke bere nje rikonceptim te perfshirjes se shoqerise civile ne procesin e negociatave
Eshte nje fakt qe shoqeria civile ne Shqiperi ka patur nje zhvillim cilesor keto vitet e fundit. Me nje eksperience te gjate pune dhe me kontakte te shumta me ekspertizen e huaj me te mire qe ka ardhur ne Shqiperi keto vite te tranzicionit, jane krijuar berthama shume cilesore mendimi dhe veprimi brenda shoqerise civile. Madje shpesh here keto berthama jane nje hap perpara zhvillimeve qe ndodhin ne administren publike. Une flas edhe nga eksperienca ime personale per bashkepunimin shume te mire qe mund te ekzistoje me keto berthama. Pikerisht ky potencial i krijuar eshte i domosdoshem per administraten publike.
Perfshirja e shoqerise civile ne procesin e integrimit eshte shume e rendesishme edhe per nje fakt tjeter. Per nevojen qe "pronesia" e procesit te integrimit te jete e te gjitheve. Pasi sektori i trete ne fakt ben nje lidhje shume me efikase midis procesit te politikave ne nivel qeveritar me kuptimin dhe perkrahjen e tyre nga ana e popullsise se gjere. Me nje "pronesi" te tille te procesit ne do ta kemi shume te lehte arghumetin tone per futjen e Shqiperise ne BE.
Une do te konsideroja shume me vlere konsultimin me ju per te gjitha ceshtjet qe kerkojne zgjidhje ne procesin kompleks te negociatave. Keto ceshtje variojne qe nga ato qe kane te bejne me te drejtat e njeriut ne Shqiperi e deri tek ceshtjet teknike ne sektore te ndryshem . Performanca e OJF-ve sot ne Shqiperi ka treguar vlera ne te gjitha keto fusha. Ne mendojme se eshte me vend krijimi i nje Forumi keshillimor prane Minsitres se Integrimt i perbere nga perfaqesues te Shoqerise Civile.
Mekanizmat e konkretizimit te bashkepunimit jane te shumta dhe nje nga arsyet e ketij takimi eshte te eksplorojme dhe adoptojme ato me te mirat e mundshme. Qofte ato qe kane te bejne me komunikimin per informacion te ndersjellte, apo edhe projekte specifike ne fushen e integrimit.
Nje nga fushat ku do te kerkonim bashkepunim me ju do te ishte ajo e studimeve dhe analizave mbi efektet e procesit te stabilizim asocimit dhe anetaresimit te Shqiperise ne BE dhe percimi i rezultave tek publiku i gjere per nje kuptim sa me te mire te procesit, te avantzheve dhe disavtanzheve qe sjell ky proces.
Ne jemi duke punuar qe te krijojme mundesi edhe per OJF-te per te patur finacime per keto lloj studimesh apo qofte edhe procese monitorim mbi fusha te ndryshme dhe kemi ndermend te kerkojme asistence nga donatoret per krijimin e nje trust fundi nga i cili te kontraktohen here pas here projekte per shoperine civile.
Roli i shoqerise civile konsiderohet teper i rendesishem edhe per mundesite qe ajo ka per t'u shtrire ne te gjithe territorin e vendit ne funksion te nje informimi dhe sensibilizimi te opinionit publik lidhur me procesin e integrimit.