Me iniciativen dhe nën drejtimin e Zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi është zhvilluar sot tryeza e rrumbullakët " Integrimi Evropia
Me iniciativen dhe nën drejtimin e Zëvëndëskryeministrit dhe Ministrit të Shtetit për Integrimin Evropian, znj. Ermelinda Meksi është zhvilluar sot tryeza e rrumbullakët " Integrimi Evropian dhe Shoqeria Civile" me pjesemarrjen e perfaqesuesve te disa OJF-ve shqiptare, te perfshira ne hartimin e projekteve dhe studimeve specifike mbi integrimin e Shqiperise ne BE.
Nga ana e Ministres se Shtetit për Integrimin Evropian është vënë në dukje se aktivitetet dhe puna e bere ne kuader te procesit te integrimit Europian te Shqiperise kane evidentuar ne menyre te pakontestueshme faktin se procesi i integrimit është sa kombetar aq dhe shumedimensional, finalizimi i te cilit kerkon pjesemarrjen aktive te te gjithe aktoreve te shoqerise shqiptare. Shoqeria civile me rolin e saj aktiv dhe nismat qe ka ndermarre ka shfaqur aftesine per t'u bere nje berthame shume cilesore mendimi dhe veprimi brenda shoqerise.
Qëllimi i iniciativës së kësaj tryeze ishte krijimi i një partneriteti komplimentues mes strukturave negociuese dhe shoqërisë civile me perspektivë institucionalizimin e një forumi të shoqërisë civile si një strukturë këshilluese të strukturave të ekzekutivit dhe jashtë tij të përshira direkt ne procesin e negociimit.
"Është nje fakt që shoqëria civile ka patur një zhvillim tërësor dhe shumë cilësor në këto vitet e fundit dhe me eksperienën e saj të gjatë në vitet e tranzicionit, me kontaktet dhe ekspertizen e huaj, ajo ka krijuar bërthama mendimi në institucionet që ju drejtoni me vlera që nuk mund të neglizhohen më nga strukturat negociuese" –u është drejtuar zv/kryeministrja Meksi pjesëmarrësve.
Nje nga fushat kryesore ku u mirëprit ideja e bashkepunimit mes struktures së Ministrit të Shtetit për Integrim dhe ekspertëve të strukturave negociuese nga njëra anë dhe shoqërisë civile nga ana tjetër ishte ajo e studimeve dhe analizave mbi efektet e procesit të Stabilizim-Asociimit dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE me synim përcimin e rezultateve tek publiku i gjerë për nje kuptim sa më të mirë të procesit, avantazheve dhe disavantazheve të tij. Ne kete kuader u shprehen mendime mbi gjetjen e mekanizmave per terheqjen e kontributit te shoqerise civile ne kete proces.
Nga ana e përfaqësuesve të shoqërisë civile u nënvizua se megjithë bashkëpunimin me qeverinë dhe të gjithë strukturat negociuese që i ofrohet shoqërisë civile, është kjo e fundit e cila duhet të ketë ambicien e depërtimit deri në nivelet e BE-së pa e parë qeverinë si ndërmjetëse por si partnere në process.
Përfaqësuesit e organizatave jofitimprurese kanë vleresuar këtë qasje të re nga ana e strukturave negociatore te rolit të shoqërisë civile, duke u shprehur per nevojen e intensifikimit te ketij bashkepunimi si dhe duke nxjerre ne pah domosdoshmerine e njohjes së shoqërisë civile me procesin. Në këtë kuadër, zëvëndëkryeministrja Meksi ka sugjeruar dhe iniciimin dhe implementimin nga shoqëria civile e projekteve specifike, me synim monitorimin e hapave të deritanishme të procesit te integrimit.