Mesuesit pro Drejtorette zgjidhen me vote
TIRANE- Nese nje drejtoret e shkollave apo edhe ata te drejtorive arsimore te rretheve do te zgjidheshin me vote ne arsimin shqiptar nuk do te kishte kaq shume probleme. Nisma e re e sugjeruar nga Alternativa Civile e cila kerkon ndryshim te draftit te arsimit parauniversitar ka gjetur mbeshtetjen edhe te mesuesve ne te gjitha shkollat e vendit. Drejtori i Institucionit Arsimor te zgjidhet me votim nga komuniteti i prinderve te ketij institucioni. Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e kerkuara nga ligji dhe trajnimet e nevojshme qe kerkon posti. Kandidaturat nuk duhet te jene te propozuara nga parti politike apo sindikata por te jene individuale. Mandati i drejtorit te jete jo me shume se kater vjet me te drejte rizgjedhjeje vetem nje here - ky eshte propozimi i bere nga Alternativa Civile e cila jep edhe argumentet se perse kembengul ne kete pike. Ne nenin 66/1 te draftit qe po hartohet thuhet se Drejtori i institucionit arsimor publik shkolles perzgjidhet me konkurrim te hapur dhe ka mandat pesevjecar te perseritshem. Por ekspertet e arsimit thone se pavaresisht se perdoret termi perzgjedhje me konkurrim serish drejtori i shkolles do te jete nje njeri politik derisa ai emerohet nga drejtuesi i arsimit ne qytet i cili gjithashtu emerohet nga Ministri i Arsimit te cilet kane zhvilluar nje tur takimesh me mesues ne te gjithe vendin te cilet nuk ngurojne te thone se zyrat e kuadrit jane zhvendosur nga drejtorite arsimore ne zyrat e partise ne pushtet.
sg/shqiptarja.com
sg/shqiptarja.com